Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mira Kazhani: Juria e festivalit në RTSH u ndryshua 3 ditë përpara natës finale

Mira Kazhani: Juria e festivalit në RTSH u ndryshua 3 ditë

Gazetarja Mira Kazhani ka folur në studion e "Abc News" për festivalin e Këngës në RTSH, i cili ka shkaktuar maft debate në opinionin publik.

Kazhani ka zbuluar detaje nga zhvillimet në festival, duke thënë se juria është ndryshuar vetëm 3 ditë para festivalit, ndërsa shtoi se marrëdhëniet mes Vera Grabockës dhe Alketa Vejziut janë krisur.

Mira Kazhani: “Festivali në RTSH ishte terapia më ë mirë për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit. Kam pyetur shumë burime të miat, të cilët më thonin se kishte patur një problem komunikimi mes regjisores dhe prezantueses së festivalit, Graboca- Vejsiu, gjë që u reflektua në fakt dhe në statusin e Alketa Vejsiut.

Kam bërë një lloj analize të statusit që bëri Vejsiu, dhe ndërkohë mund të themi pa frikë, që ishte e kuptueshme se në RTSH në festivalin e fundvitit, merr pjesë një DIVA si Elvana Gjata, dhe çdo njeri e kupton që kjo DIVA aty është për në Eurovizion.

Edhe kënga ishte e përshtatur për stilin e Eurovizionit. Ka shumë gjykime për festivalin, sigurisht edhe festivali dëshmon mungesën e filtrave po ne nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë për tekstet e këngëve në festival kur kemi fjalime analfabete në parlament.

Festivali në RTSH do duhej të prezantonte klasin, elokuencën, mesazhin, kohën që jetojmë. Festivali gjithsesi nuk e ka nurin e viteve 90’, nuk e ka as prestigjin e periudhës së komunizmit. Mungesa e artit shihet gjithandej, te arti, te librat, te fjalimet në parlament është e kudogjendur.

Jam dakord që duhet të ketë filtra. Kritikat ndaj festivalit këtë vit e zgjuan nga gjumi letargjik që kishte rënë prej vitesh, mirë apo keq Alketa Vejsiu e zgjoi nga gjumi festivalin. Prezantimi i Alketës mu duk vërtetë i  mirë por njerëzit kanë mendimin e tyre.

Në dukje Grabocka dhe Vejsiu kuptoheshin se kishin dy qasje të ndryshme pasi Alketa foli në njëjës, sepse tha “më fal Elvana, ti besove në vizionin tim”.

Zakonisht Vejsiu ka folur në numrin shumës ndërsa këtë herë nuk e tha dhe dukshëm të gjitha fakte shkojnë që zonja Grabocka ka qenë pro Arilenës, e ka yllin e saj.

Janë të dyja aktore shumë të mira, Elvana është një gjë tjetër, ajo është Britney Spears shqiptar dhe do ja shmangja një lloj turpërimi. Ne duhet të fillojmë të vendosim filtra dhe festivali na kujtoi se si arti dhe se si çdo gjë tjetër në botë po bëhet pa filtra.

Problemi qëndron pse 3 ditë përpara ndryshoi juria e festivalit kur ishte thënë që juria do jetë vetëm e huaj ndërkohë u ndryshua, përse u ndryshua? Pse u ndryshuan aq shumë rregulla në festival? Përgjigja është se janë thyer rregullat”./ I.M-Dritare.net