
Ministria e Arsimit: Ja pse u mbyll shkolla e Iranit në Tiranë!
E Enjte 23 Janar 2020, 17:05
Dritare.net

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, MASR, njofton se shkolla nuk është mbyllur për shkak të situatës së fundit të tensionit në Iran, dhe dëbimit të diplomatëve iranianë nga Tirana, por është mbyllur me kërkesë nag vetë shkolla.
“MBI MBYLLJEN E SHKOLLËS SË MESME JOPUBLIKE “SAADI”
Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”, deklaron MASR./ I.M-Dritare.net
https://dritare.net/dokument-mbyllet-shkolla-e-financuar-nga-irani-ne-tirane/

















