
Meta reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Nga sot të flemë më pak, e të shqetësohemi më shumë
E Premte 19 Korrik 2019, 21:09
Dritare.net

Meta shkruan se është i bindur në pafajësinë e Haradinajt, ndërsa shton se nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen
“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!
Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!
Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.”-shkruan Meta./ I.M-Dritare.net

















