
Meta: Do të shkoj më 11 tetor te Komisioni i Venecias, ju merruni me 18 tetorin!
Dritare.net

"Çdo datë për të vendosur një datë për të vendosur një datë propagande, është veprim që synon të shmangë datën më të rëndësishme atë të 18 tetorit. Presidenti do të shkojë në 11 tetor tek Komisioni i Venacias, por ju merruni më shumë për 18 tetorin.",- thotë Meta.
“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias dhe t’ju bëj të ditur edhe juve dhe gjithë opinionit publik se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, ju kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësitë e Presidentit të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument. Ky dokument do të jetë publik në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur për kontribute jo vetëm për transparencë, por edhe për t’u pasuruar me vërejtje, ide nga juristë vendas dhe ndërkombëtarë sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme dhe një casus në fushën e së drejtës publike dhe do jetë edhe një çështje e rëndësishme për të ardhmen dhe do diskutohet edhe në të drejtën ndërkombëtare. Kjo është një sfidë që unë e mirëpres. Kam shprehur të jem i hapur edhe me 11 tetor që të jem i hapur për pyetje me 11 tetor nga Komisionit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë shkelje, por ka qenë mbrojtës i Kushtetutës dhe parimeve të saj. Çdo datë për të vendosur një datë për të vendosur një datë propagande, është veprim që synon të shmangë datën më të rëndësishme atë të 18 tetorit. Presidenti do të shkojë në 11 tetor tek Komisioni i Venecias, por ju merruni më shumë për 18 tetorin.",-tha Meta./K.C/dritare.net

















