Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mëso disa mënyra të thjeshta për të zbehur njollat në fytyrë!

Mëso disa mënyra të thjeshta për të zbehur njollat
Nga Rona Nushi

Hiperpigmentimi është prodhimi i tepërt i melaninës (pigmentit të lëkurës), që si rezultat shkakton njolla të errëta në lëkurë. Zonat më të zakonshme të lëkurës ku shfaqet hiperpigmentimi janë fytyra, krahët dhe duart. Njollat nga mosha, shenja të mëlçisë, pikla, shenja të diellit,melasma, dhe çdo shenjë errësimi në formë njolle në lëkurë janë shembuj të hiperpigmentimit.

Shkaqet e hiperpigmentimit

Shkaqet më të zakonshme të hiperpigmtimit të lëkurës përfshijnë:

- Ekspozimi i pambrojtur në diell

- Ndryshimet hormonale

- Arsye gjenetike

- Aknet

- Trajtimet e gabuara të lëkurës

Në situatat ku hiperpigmentimi është shkaktuar nga aknet, trajtimi i gabuar lëkurës ose ndonjë shkaktar tjetër i inflamacionit në lëkurë,atëherë ky njihet si PIH ose hiperpigmentim post-inflamator.

Përgjithësisht, hiperpigmentimi është një gjendje e parrezikshme e lëkurës, megjithatë nëse shfaqen nishane ose shenja të tjera të mundshme për zhvillim të kancerit të lëkurës, atëherë ato duhet të kontrollohen nga një dermatolog.

Mënyrat e trajtimit të hiperpigmentimit:

IPL (Photofacial)  

Trajtimi me dritë intensive të pulsuar ose Photofacial, shpesh rekomandohet nga mjekët për të trajtuar hiperpigmentimin. Sidoqoftë, trajtimi jo i rregullt i IPL, mund të bëjë më keq hiperpigmentimin (duke e bërë lëkurën më të ndjeshme në diell), prandaj zgjidhni mjekun tuaj me kujdes.

Peeling kimik

Peeling TCA ose peeling më i thellë me fenol përdoren gjithashtu për të trajtuar hiperpigmentimin. Gjithashtu, duhet bërë kujdes të madh nëpër zgjedhjen e mjekut dhe formen e trajtimit, pasi mund të krijojë rrezik në përkeqësimin e gjendjes apo dëmtimin e lëkurës.

Peeling me lazer

Ekziston një shumëllojshmëri e trajtimeve me lazer për të reduktuar hiperpigmentimin. Lazerat me CO2 dhe lazerat fraksional janë ata që përdoren më së shpeshti për zbehjen e hiperpigmentimit.

Produkte për aplikim topik, mbi lëkurë

Produktet që përmbajnë përbërës me efekt zbardhues të lëkurës (pengojnë prodhimin e melaninës dhe bëjnë peeling të lehtë të lëkurës për të hequr atë ekzistuesen), si dhe veti rigjeneruese mbi lëkurë, janë mjaft të përdorshëm në zbehjen e hiperpigmentimit. Duke qenë dhe më të sigurt e pa veti anësore në lëkurë, mbeten zgjedhja më praktike dhe e përdorshme për këtë lloj trajtimi.

Një zgjedhje efektive që ka dhënë rezultat është dhe serumi zbardhues e regjenerues i Bees & Trees, Serum Plus (në foto), me përbërje tërësisht natyrale. Ai ka përbërës zbardhues (acidet e frutave) dhe rigjenerues (ekstrakt gjinsengu, likuiricia, kamfora) që veprojnë në pengimin e prodhimit të tepërt tëmelaninës dhe në zbehjen e asaj ekzistuese./Dritare.net