Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Merr flakë autobusi/ Tmerrohen pasagjerët e linjës Fier-Përmet

Merr flakë autobusi/ Tmerrohen pasagjerët e linjës
Autobusi i linjës Fier-Përmet ka marrë flakë në ecje, duke bërë që pasagjerët të zbresin menjëherë nga ai të tmerruar.

Policia njofton se ka qenë ora 09:05, kur mjeti tip autobus me targa AA 502 BE, që drejtohej nga shtetasi H.H, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marrë flakë në ecje e sipër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe shërbimi i zjarrëfikësve.

Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar./ dritare.net