
Melania Trump u përgjigjet kritikave, dhe mbron pemët e kuqe të Krishtlindjeve
E Premte 30 Nëntor 2018, 12:12
Dritare.net

Njerëzit filluan ta sulmonin duke krahasuar pemët me gjakun dhe filmat horror. Ajo ka zgjedhur reaguar në lidhje me këto akuza, dhe gjatë fjalës së saj në Liberty University, Melania tha se jetojmë në shekullin e 21 dhe çdokush ka shije të ndryshme.
“Jemi në shekullin e 21 dhe çdokush ka shije të ndryshme. Unë mendoj se ato duken fantastike. Shpresoj që çdokush të vijë dhe t’i vizitojë. Në jetën reale, ato duken akoma më të bukura. Dhe jeni të gjithë të mikpritur të vizitoni Shtëpinë e Bardhë, shtëpinë e njerëzve”, u shpreh ajo./E.B-dritare.net

















