Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meghan Markle: Do komunikoj me babanë , kur ai të mos flasë më në media

Meghan Markle: Do komunikoj me babanë , kur ai të mos flasë
Fundjavën që lamë pas, babai i Meghan Markle, Thomas, ka dalë sërish në media dhe ka treguar disa letra që sipas tij, ia ka dërguar Meghan ndër vite.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Meghanit, dhe burime pranë saj bëjnë me dije se që kur Meghan është martuar me princ Harryn, vetëm një herë  i ka dërguar letër.

Meghan Markle, sipas burimeve, ka thënë që ajo kishte dëshirë të mbante lidhje me babanë, por problemi është se ai flet shumë për mediat.

Nëse ai do mbante disa gjëra sekrete, dhe nuk do i rrëfente të gjitha, Meghan mund të kishte një marrëdhënie më të mirë me babanë e saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se do lidhë sërish marrëdhënie nëse babai i saj, nuk do të ketë më lidhje me motrën e saj Samatha, ku sipas Meghan ka qenë një nga shkaktaret kryesore që lidhja babë e bijë është shkëputur./E.B-dritare.net