Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Me prindër të divorcuar dhe i arsimuar, ja kush ishte Mario Majollari

Me prindër të divorcuar dhe i arsimuar, ja kush ishte Mario Majollari
Mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kinostudios është vrarë Mario Majoralli, 28 vjeç. Nga hetimet e policisë ditën e sotme është zbuluar vrasësi i tij, i cili është Kastriot Gjuzi. Policia dyshon se shkak për vrasjen të jetë bërë hakmarrja, ku disa vite më parë babai i viktimës vrau vëllanë e autorit të vrasjes. Nga  kjo lind edhe dyshimi se Gjuzi është autori i vrasjes së Majollarit.

Por kush është Mario Majollari, viktima e vrarë mbrëmjen e djeshme.

Të tronditur nga ngjarja dhe mes lotësh, fqinjët thonë se, Mario ishte një djalë shembull, i arsimuar, dhe i qetë. Fqinjët thonë se nuk ishin në dijeni të së shkuarës së babait të Marios, pasi prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar. Ata thonë se Mario ka punuar që në moshë të vogël, për të përballuar shpenzimet. Të gjithë miqtë e tij shprehin keqardhje për vdekjen e mikut të tyre.

"Përditë e më tepër, jeta po bëhet e pasigurt në këtë vend. Dje mafja dhe krimi mori një jetë të pafajshme. Mori një djalë që as gjak nuk merrte nga jeta. Mori një djalë tirone, i cili asnjëherë nuk e prishte zemrën me njeri. Një shok të vërtetë dhe një djalë të veçantë në lagjen e Kinostudios"- shkruan një nga miqtë e viktimës./K.Ç/Dritare.net