
Me dietat e këtyre 7 mjekëve do të humbisni peshë në pak ditë!
Dritare.net

Driatre.net në këtë artikull ju tregojë 7 dieta të cilat janë të provuara shkencërisht se janë efektive. Më poshtë keni të përshkruara rregullat e tyre kryesore sesi duhet të realizohet.
Një dietë ciklike
Dieta ciklike nuk ka asgjë të përbashkët me dietat e tjera që na vë kusht që papritur të ndalojmë konsumimin e kalorive të mjaftueshme për një periudhë të gjatë kohore. Përkundrazi, njerëzit që kanë shpikur këtë dietë pohojnë se metoda të tilla e tronditin trupin tonë, duke e bërë atë të kursejë energji dhe të ngadalësojë metabolizmin tonë.
Karakteristikat kryesore
Formati standard për një dietë ciklike është 5-6 ditë, ku mund të konsumoni ushqime që përmbajnë karbohidrate deri në dy ditë. Shkencëtarët australianë mendojnë se dietat e gjata, kufizuese çojnë në ngadalësimin e të gjitha proceseve që të organizmit që na mbajnë në jetë.
Dieta Perricone
Dr. Nicholas Perricone është një dermatolog amerikan. Prandaj dhe dieta ka marrë emrin e tij. Dieta e tij mund t'ju ndihmojë të përshtateni dhe të përmirësoni lëkurën tuaj në bazë të yndyrave të peshkut që ngadalësojnë plakjen.
Karakteristikat kryesore
Juve ju lejohet të hani sasi të mëdha të peshkut, proteinave, frutave dhe perimeve gjatë kësaj diete. Ju duhet të përjashtoni produkte si salcat, ëmbëlsirat, alkooli dhe pasta. Është e rëndësishme të konsumoni produktet e lejuara në një mënyrë të caktuar. Së pari, hani ushqime që përmbajnë proteina, pastaj hani fibra, dhe pastaj ushqime që përmbajnë vitamina, si frutat. Ky rend ndihmon në ngadalësimin e procesit të thithjes së sheqerit, i cili kontribuon në depozitimin e yndyrës. Ju mund ta provoni këtë metodë për 3 ditë dhe nëse ju pëlqen, ju mund ta zgjasin atë për një muaj.
Dieta paleolitike
Kjo dietë quhet edhe dieta Paleo ose dieta që i përket epokës së gurit. Ajo ishte projektuar nga nutritionisti amerikan Loren Cordain. Për të realizuar këtë lloj diete ju duhet të konsumoni ushqime që supozohet të të jenë konsumuar nga njerëzit gjatë epokës paleolitike.
Karakteristikat kryesore
Nëse dëshironi ta provoni këtë dietë, duhet të përqendroheni në mish, perime, fruta, arra, mjaltë, manaferra, kërpudha dhe peshq të papërpunuar. Ju duhet të shmangni ushqimin e përpunuar si produkte të qumështit, sheqer, kripë, bishtajore, ëmbëlsira. Sipas Cordian, këto produkte shkaktojnë probleme shëndetësore pasi ato bien ndesh me strukturën gjenetike të qenieve njerëzore. Ekziston një studim që provon se dieta paleolitike me të vërtetë ndihmon me humbjen e peshës.
Dieta e Tim Ferriss
Tim pohon se kjo dietë mund t'ju ndihmojë të humbni deri në 22 kg në 1 muaj. Këto nuk janë thjesht supozime por fakte. Sepse Tim përdorte metodën e tij për t'u përshtatur. Programi përbëhet nga 4 rregulla të thjeshta.
Karakteristikat kryesore
Ja rekomandimet e Ferriss: Së pari, shmangni bukë, oriz, patate dhe produkte të skuqura. Së dyti, hani të njëjtat ushqime vazhdimisht. Ekzistojnë 3 grupe: proteina, bishtajore dhe perime. Për mëngjes hani vezë me maja dhe perime, për drekë hani mish viçi të pjekur me bishtajore dhe spinaq dhe për darkë konsumoni gjoks të zier me pulë dhe fasule. Së treti, mos merrni kalori nga sushqime si sodë, alkool, çaj i ëmbël ose kafe. Së katërti, një ditë në javë kur të jeni pushim nga puna ju mund të hani ushqimet tuaja të preferuara si ushqimi i shpejtë, ëmbëlsirat dhe kështu me radhë.
Dieta Atkins
Kjo dietë me proteina të larta dhe me pak karbohidrate u zhvillua nga kardiologu Robert Atkins.
Karakteristikat kryesore
Nëse e ndiqni këtë dietë, ju do të zvogëloni numrin e fibrave që konsumoni dhe për të rritur sasinë e proteinave. Dieta lejon vezë, pulë pa lëkurë, peshk me pak yndyrë dhe ushqim deti, produkte me qumësht me pak yndyrë, djathë. Në fillim, nuk ju lejohet të konsumoni fruta, sheqer, bishtajore, drithëra, arra, makarona, pasta të ëmbla ose alkool, por pas mbarimit të dietës mund t'i shtoni gradualisht disa nga këto produkte.
Dieta Ornish
Dean Ornish është një profesor klinik i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, një kardiolog dhe konsulent personal i Bill Clinton. Dieta e tij është me yndyrë të ulët. Ndihmon në humbjen e peshës, ka një ndikim të madh në sistemin kardiovaskular, ul presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.
Karakteristikat kryesore
Sipas kësaj metode, menyja juaj duhet të përbëhet nga jo më shumë se 10% yndyrë. Raporti i Ornish bazohet në, fibra, proteina dhe yndyrna. Duhet të ketë 10% yndyrë, 15% deri në 20% proteina dhe 70% deri në 75% fibra. Nëse dëshironi të keni rezultat dritare.net ju sugjeron të mos konsumoni alkool, kafeinë, avokado, gjalpë, arra dhe ëmbëlsira. Ju lejohet të hani fasulet, bishtajoret, drithërat, frutat dhe perimet. Është gjithashtu e rëndësishme të ulni konsumin e mishit. Nëse dëshironi të hani mish, është më mirë të zgjidhni mish derri.
Dieta Rolls
Kjo dietë u zhvillua nga Barbara Rolls, profesoreshë e shkencave ushqimore në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. Ideja kryesore e dietës së saj është se ju nuk duhet të keni kujdes për sasinë e ushqimit që hani, mund të hani sa të dëshironi. Në fakt duket e çuditshme por lexoni më poshtë se si është e mundur.
Karakteristikat kryesore
Sipas Rolls, ndërgjegjësimi për densitetin e energjisë së ushqimit, që është numri i kalorive në një sasi të caktuar të ushqimit, është çelësi për arritjen e humbjes së peshës së shëndetshme, afatgjatë. Dritare.net këshillon të shmangni konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme. prandaj duhet të konsumoni ushqime me kalori të ulët si: perimet, supat, smoothies. Kështu, ju eliminoni dëshirën për të ngrënë. nëse nuk ju ka ndihmuar asnjë lloj diete shikoni si do ndryshojë pesha juaj si me magji nëse realizon një nga këto dieta./Përshtati nga Brightside-A.C/dritare.net

















