Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet gazeta "Shqip"

Mbyllet gazeta "Shqip"

Gazeta “Shqip” nuk do të dalë më në treg çdo ditë sikundër ka qenë deri më tani.

Drejtuesit e saj kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, me përjashtim të fundjavës kur do të ketë një numër.

Ndërkohë gazeta do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.

Ky vendim vjen pas rënies së lexuesve dhe rrjedhimisht uljes së tirazhit të gazetës, ndërsa kostot ishin të larta.