
Mbledhja e Qeverisë/ Miratohet vendimi për gjobat online të makinave
Dritare.net

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin nr.153, i cili është një ndryshim në vendimet e mërparshme të Kodit Rrugor të vitit 2000.
"a) Pas pikës 4, të nenit 349, shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:
“5. Procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje dhe duhet të përmbajë të njëjtët tregues të procesverbalit të modelit VI.1 të saj. 6. Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm”, thuhet në vendimin qeverisë.
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.153, DATË 7.4.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ZBATIMIN E KODIT RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 198, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:
a) Pas pikës 4, të nenit 349, shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:
“5. Procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje dhe duhet të përmbajë të njëjtët tregues të procesverbalit të modelit VI.1 të saj.
Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.”.
b) Pas modelit VI.1 shtohet modeli VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./A.C/dritare.net

















