
Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Por në karrierën time në Itali përveç mbiemrit Nishani kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, tha ajo për “Story”. Duke folur më tej për karrierën dhe famën në Itali më tej tregon: “Unë jam një nga 12 vajzat e kalendarit 2017, që ka dalë në treg për këtë Vit të Ri”.
Po kush është Beniada Nishani?
“Kam mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për “Fashion Design”. Në vitin 2013 kam marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Italia” duke marrë fashën e “Miss Ravenna 2013”.
Më pas kam pozuar për shumë fotografë të njohur si; Alberto Buzzanca, Federico Barbieri, Andrea Ponzelli dhe Enrico Riacciardi” e nis prezantimin e saj për revistën “Story”, Beniada.
Beniada në kalendarin 2017 të Enrico Ricciardi, fotografi që ka zbuluar Nina Moric e Belen Rodriguez
Për Vitin e Ri 2017-të Beniada është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardit, fotograf i famshëm nga Milano që ka zbuluar disa “show girl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri tek Belen Rodriguez. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida në muajin shkurt, në bashkëpunim me shef Walter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”. Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi vjen pas eksperiencave në Catalogo di Moda për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017 si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.
Fama në radio si komentatore sporti, dhe në TV tek “Le Iene”
Kur e pyet Beniadën për përfshirjen e saj në botën e showbiz-it në Itali, ajo tregon për “Story”: “Nuk kam marr pjesë vetëm në modë, por edhe në radio dhe televizion. Verën e kaluar kam qenë e ftuar shumë herë në radio 102.5 Fm për të komentuar ndeshjet që bënte Shqipëria. Kurse me 11 dhjetor kam prezantuar bashkë me Nadia Toffa, Matteo Viviani e Giulio Golia, një pjesë tek “Le Iene” në Mediaset, përfundon rrëfimin e saj Beniada./ Story.al