Na ndiqni edhe në

Arkiv

Matthew Palmer: Opozita shqiptare të pranojë Reformën Zgjedhore!

Matthew Palmer: Opozita shqiptare të pranojë Reformën Zgjedhore!
Gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer i ka bërë thirrje opozitës që të pranojë Reformën Zgjedhore. Pastaj sipas tij, le të vendosë populli në mënyrë demokratike, përmes procesit zgjedhor.

“Dy fjalë edhe për opozitën e Shqiperisë që është jashtë Kuvendit. Ju mund të luani rolin tuaj, shfrytëzojeni sepse bojkoti nuk ju solli fuqi më të madhe politike. Nuk detyroi dhe nuk mund të detyrojë zgjedhje të parakohëshme. Prandaj shfrytëzojeni mundësinë për ta avokuar dhe negociuar në mirëbesim për reformën zgjedhore që synoni.

Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë ndërmarrje serioze. Pastaj ia prezantoni popullit tuaj të gjithë këto arritje të vërteta për të vendosur në mënyrë demokratike, përmes një procesi të drejtë zgjedhor se në çfarë drejtimi duan të shkojë Shqipëria. Shqipëria është në prag të ngritjes së institucioneve të reja, si Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Heitimit, detyra e të cilave do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë.”,- tha Palmer./K.C/dritare.net