Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Masakra e Xhuvanit, babai i Demirajt: Policia më pengoi të çoja në spital

Masakra e Xhuvanit, babai i Demirajt: Policia më pengoi të çoja
Në një kohë që Xhuvani, djali i artistëve Luiza e Gjergj Xhuvani, po vuan një dënim me 35 vjet burg si autor i vrasjeve, Prokuroria e Tiranës duhet të hetojë vonesën e ndihmës mjekësore ndaj një prej viktimave, Arbër Demiraj.

Babai i tij, Skënder Demiraj, ish ­prokuror, bëri padi në Prokurori e më pas në Gjykatë duket kërkuar të hetohet vonesa e ndihmës mjekësore dhe pengimi i ndihmës së familjarëve nga punonjësit e Policisë në vendin e ngjarjes. Demiraj pretendoi se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe se policët që ruanin vendngjarjen nuk e kanë lejuar që të çojë në spital djalin e tij të qëlluar me armë zjarri. Hetimi i nisur për këtë kallëzim u pushua në dhjetor 2015.

Me kërkesë të Demirajt, më 7 prill 2016, Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit të pushimit të hetimit dhe urdhëroi Prokurorinë të vazhdojë hetimet për rastin. Sipas vendimit, në këtë hetim të dytë Gjykata urdhëron Prokurorinë që të bëhen ballafaqimet e deklaratave të dhëna nga punonjësit e Policisë, si dhe nga punonjësit e dhënies së ndihmës mjekësore me pamjet filmike të kasetës së kamerës vëzhguese që ka filmuar vendin e ngjarjes.

Kaseta në fjalë, sipas Prokurorisë, është sekuestruar nga ana e Policisë Gjyqësore dhe është pjesë e fashikullit hetimor të Prokurorisë. Po ashtu, Gjykata urdhëron kryerjen e çdo veprimi tjetër hetimor që mund të dalë i nevojshëm gjatë hetimit për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “mosdhënies së ndihmës”. Në dëshminë e zbardhur nga “Panorama” citohet Skënderi, teksa ka tentuar t’i afrohej djalit të plagosur në sediljen e makinës, por nuk është lejuar nga punonjësit e Policisë. “Në këto kushte u është drejtuar policëve duke u thënë: “Cilët janë shefat tuaj? Çojeni djalin në spital, ose me lejoni ta çoj unë”. Por ata iu përgjigjën se “është njoftuar ambulanca”­ thuhet në dëshmi.

Sipas saj pas 15 minutave në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, ku Skënderi u ka kërkuar punonjësve me bluza të bardha që të kontrollonin gjendjen jetësore të djalit të tij, por ata u futën në lokal dhe kanë nxjerrë një nga një tri kufoma dhe i futën në ambulancë duke u larguar që andej. “Pas 20 minutash ka mbërritur në vendngjarje një ambulancë. Skënderi ka çarë rrethimin e policisë dhe shkoi dhe preku djalin me dorë, fillimisht te këmbët, te koka, gjithkund në trup, kontrolloi Arbrin, por nuk ndjeu puls dhe trupi ishte shumë i ngrohtë”,­ thuhet me tej. /panorama.com.al