
Mariza Ikonomi: Nuk e harroj momentin kur më zgjodhe mua për këngën, “Telefonatë zemrash’’
Dritare.net

Eh profesor i dashur...
Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në pallat të pionierit dhe kërkojë një vajzë të vockël për të kënduar këngën “Telefonatë zemrash’’. Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua. Vërtet më zgjodhe mua, por edhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një Artist të Madh me një profesionalistet të hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar si ajo ë një fëmije ashtu siç isha edhe unë. Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon...A mund t’ja shuajmë diellit atë zjarr, a mund t’a shterim një oqean, ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia e mia për ty, le të jemi sado larg Profesor, mik i dashur...

















