Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marinarët mbeten në Libi, autoritet shqiptare bëjnë thirrjen e rëndësishme

Marinarët mbeten në Libi, autoritet shqiptare bëjnë thirrjen
Pas mbajtjes peng të 5 marinarëve shqiptarë, në brigjet e Libisë, ka reaguar Drejtoria Detare. Ajo iu bën thirrje pronarëve të anijeve shqiptare të shmangin qëndrimin në portet e Sirisë dhe Libisë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë detare, Gazmend Tahiri portet e këtyre vendeve janë të pasigurta për jetën e ekuipazheve të anijeve shqiptare. Në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla./Dritare.net