Majlinda Kelmendi fiton vendin e dytë në kampionatin botëror të xhudos

 

Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos. Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga kampionia botërore, Abe Uta, por megjithatë nuk mbeti pa medalje pasi e mposhti portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë

Ky kampionat po mbahet në Japoni, ndërsa Kelmendi ka arritur vendin e dytë.

Xhudistja kosovare e mposhti portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë, duke ia sjell Kosovës medaljen e dytë, pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

LEXO DHE :  Një magji e vërtetë/Ja çfarë ndodhi mbrëmë në festën e  Arbana Osmanit!

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti meksikanen Luz Olvera.

Më pas, dy herë kampionia botërore e mundi polaken Agata Perenc, kurse më tutje ishte më e mirë se japonezja Ai Shishime, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Në këtë fazë, fatkeqësisht Majlinda u ndal nga kampionia aktuale botërore Abe Uta./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.