Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luanën apo Ermalin, kë panë shqiptarët, të shtunën!

Luanën apo Ermalin, kë panë shqiptarët, të
Qëkur Marina shkoi tek “Xing me Ermalin” e paralajmëroi Mamaqin se Luana do ta konkurronte fuqishëm të shtunave në mbrëmje dhe do t’i merrte të gjithë audiencën. Të njëjtën gjë i tha Luana Ermalit pak para fillimit të emisioneve në një koment në Instagram dhe edhe më tej i mëshoi gjatë prezantimit të “Shiko kush luan”, duke lënë të kuptohet se kjo të jetë gjithçka që do të ndiqni të shtunave, ’s’ka më të dala, chat me komshien, apo seks me komshien’.Dhe në edicionin informativ të mbrëmjes, një kronikë i kushtohej vetëm audiencës së emisionit të ri në Top Channel.

“Shiko… thyen rekord, audiencë maksimale e programit të ri në top Channel,” shkruhej në ekran, kurse Luana i falënderonte të gjithë, madje qërasi veten edhe me një picë në fund të transmetimit, sepse e meritonte.

Ermali nga ana tjetër ka reaguar në mënyrë indirekte nëpërmjet një shkrimi publikuar në xing.al, ku tregon se “Xing me Ermalin” siguroi audiencë maksimale. Puntata e parë e "Shiko kush luan" pati një fillim të suksesshëm, por siç tregon grafiku, në pjesën e dytë emisioni i ri i Luanës është mundur nga "Al Pazar”. Ndërsa "Xing me Ermalin", arriti 64.9% të audiencës në pikën më të lartë./D.M-Anabel