Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Llotaria amrikane, ja kur do e shohësh përgjigjen!

Llotaria amrikane, ja kur do e shohësh përgjigjen!

Aplikimet e shumta të shqiptarëve për të fituar llotarinë amerikane ka bërë që serveri i sajtit zyrtar që do shpallte fituesit, të bllokohet.

Fluksi i madh i atyre që janë futur në faqe për të parë emrin e tyre nëse ishte fitues ose jo, ka bërë që faqja të pësojë defekt teknik.

Mendohet se faqja do të jetë e bllokuar për dy ditë dhe më pas do shikohen fituesit.

Rreth 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar vitin e kaluar për llotarinë amerikane, që përbën një shifër rekord. Interesimi gjithnjë e më i madh i shqiptarëve për t’u larguar nga vendi në çfarëdo lloj mënyre është një kambanë alarmi për institucionet dhe politikën në Shqipëri