
Lirimi i të kërkuarit për terrorizëm, reagon ashpër ambasada turke në Shqipëri
Dritare.net

Në një reagim për Report Tv, Sinan Cem Baş, konsull i ambasadës turke tha se vendimi i Gjykatës së Durrësit është skandaloz dhe cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
"Jemi tejet të zhgënjyer nga vendimi për mosekstradim. Gjykata e Durrësit dha dy vendime skandaloze. Turqia solli përpara gjykatës të gjitha dokumentet, por avokatët e Muhammed Aydogmus e politizuan çështjen. Gjykatësi ra në kurthin e politizimit të çështjes. Aydogmus është anëtar i një organizate terroriste.
Ky vendim i Gjykatës së Durrësit është kundra sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Shqipëria dha shembull të keq në luftën kundër terrorizmit. Muhammed Aydogmus bleu pasaportat false nga grupe kriminale në Shqipëri. Vendimi i hap rrugë të tjerë terristëve për bashëpunim kriminal", u shpreh Sinan Cem Baş.

















