Na ndiqni edhe në

Arkiv

Lezhë/ Ishin dënuar për tentativë vrasje, arreston dy të rinjtë e kërkuar

Lezhë/ Ishin dënuar për tentativë vrasje, arreston dy

Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat e posaçme shqiponjat ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy personave, të kërkuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të arrestuarit janë Kristian Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Kristian Petoku, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Me 28 shtator të këtij viti, ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin Saimir Nikolla.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje “. /E.B-dritare.net