

Tanimë përfundimisht ka mbaruar procesi i numërimit të votave në Kosovë, dhe rezultatet janë bërë të ditura nga KQZ.
Leksion nga Kosova nuk është më sa mirë u organizuan zgjedhjet, sa mirë e përfundoi procesi por si votuan qytetarët e Kosovës.
Nga një lexim jo fort i thelluar:
Qytetarët e Kosovës votuan që vetëvendosja të marrë plot 32 mandate deputetësh, edhe pse nga shumë u quajt larti ekstremiste dhe e dhunshme.
Qytetarët e Kosovës, votuan dhe lanë në opozitë PDK, që për vite me radhë shkatërroi çdo institucion të republikës së Kosovës.
Qytetarët e Kosovës votuan që të lënë jashtë Kuvendit oligarket më të fortë të Kosovës,si Behgjet Pacolli, Ramiz Kelmendin, madje edhe Devollët qe përfaqësoheshin deri dje në Kuvend nga parti të caktura kryesisht PSD.
Qytetarët e Kosovës votuan që jo vetëm të lënë në opozitë AAK e Ramush Haradinajt, por pavarësisht se ajo ishte në pushtet i minimizuan asaj votat.
Qytetarët e Kosovës votuan qe të heqin nga Parlamenti këngëtarin Labinot Tahirin, duke i thënë merru me këngë se me politike s’ta rrok shumë.
Qytetarët e Kosovës votuan që të lënë jashtë parlamentit të gjithë deputetët e Partisë Socialdemokrate, të Shpend Ahmetit, edhe pse ky i fundi është kryetar i komunës së Prishtinës.
Qytetarët votuan që të lënë jashtë kuvendit të gjithë partinë e Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Qytetarët e Kosovës votuan qe të fusin në kuvend plot 50 deputetë të rinj qe ulen për herë të parë në ato ulëse.
Këto janë leksionet më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, qe duhet ti marrim shembull, edhe për hartimin e të shumëdebatueshmes reformës zgjedhore./Dritare.net

















