Lajmi i zëvendësimit të Reis Çiços nga Drini Zeqo në edicionin qëndror të lajmëve në orën 19:30 në TV Klan, bëri që shumë media të aludojnë për largimin e tij përfundimtar nga televizioni. Por sipas Anabel.al Reis Çiço do të vazhdojë të japë lajmet, por është zhvendosur nga edicioni qëndror në atë të mbrëmjes. Këto ndryshime do të vijnë në kuadër të ndryshimeve në televizionin Klan. Ndryshimet kanë prekur edhe edicionin informativ të orës 15:30, ku lajmet do të prezantohen nga gazetarja Anjola Hamzai, që deri më sot ka qenë në ekranin e Ora News. Por nga ana tjetër, Arben Mevlani do të kalojë tek Klan Plus, që do të funksionojë si televizion më vete./jd/dritare.net