Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Largimi i shqiptarëve, media më e madhe zvicerane kërkon shkarkimin e trajnerit

Largimi i shqiptarëve, media më e madhe zvicerane kërkon
Pak ditë më parë është zyrtarizuar largimi nga kombëtarja e Zvicrës e lojtarit shqiptar  Valon Behrami .

Në media ka qarkulluar lajmi se lojtari është larguar nga trajneri Vladimir Petkoviç dhe sipas lajmeve pritet që ai të largojë edhe disa futbollistë të tjerë ku thuhet se do të jetë edhe Blerim Xhemaili.

Në lidhje me këto ndryshime ka reaguar edhe media më e madhe në Zvicër “Blick” e cila përmes drejtorit të futbollit Andrea Boeni  kërkon largimin e trajnerit.

Në shkrim thuhet se Berhemi, mund të ndikojë tek lojtarët e tjerë shqiptarë, dhe kësisoj trajneri duhet të largohet, për t’i hapur rrugë një epoke të re të kombëtares./ I.M-Dritare.net