Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Supë me koçkulla, nga Edlira Ruzi!

Supë me koçkulla, nga Edlira Ruzi!

Për drekën apo darkën sot, mos e vrisni mendjen gjatë. Edlira Ruzi, ka një recetë fantastike, për këto ditë të ftohta. Ja receta!

Supë me koçkulla, nga Edlira Ruzi!
Përpara se t’i gatuajmë, koçkullat i shpëlajmë disa herë. Më pas i vendosim në tenxhere dhe i mbulojmë me ujë, 2-3 gisht mbi nivelin e tyre. Shtojmë 1 qepë të grirë, karotë dhe selino. Mund t’i shtoni aromat që preferoni. Unë i shtova një dege trumzë.

Supë me koçkulla, nga Edlira Ruzi!

I lëmë të ziejnë deri sa koçkullat të zbuten mirë e të bëhen pothuajse si purè. Në këtë pikë u shtojmë vajin e ullirit, që të mos kalojë kohë të gjatë në temperaturë të lartë, dhe të ruajë vlerat. I shtojmë dhe kripën, në valën e fundit. Supa është gati. Për më shumë shije, unë e servira me pak presh të skuqur, të cilin ia shtova në pjatë përpara se ta hanim.

Supë me koçkulla, nga Edlira Ruzi!

Hap pas hapi, recetën mund ta ndiqni edhe në videon më poshtë. Ju bëftë mirë!/dritare.net