Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Petulla të buta, ja receta e së shtunës nga Edlira!

Petulla të buta, ja receta e së shtunës nga Edlira!

Edlira Ruzi ndau me ndjekësit e saj një tjetër recetë të shijshme dhe të thjeshtë për t’u gatuar. Këtë herë bëhet fjalë për ato petullat e vogla e të buta.

"I keni parasysh ato petullat që shiten pazarit, ose andej nga parku? Ua ha syri, ua ka qejfi. Keshtu që bëjini vetë!
Janë kaq të thjeshta, po kaq te thjeshta sa nuk ua merr mendja.",- shkruan ajo.

Receta e petullave

2 gota të vogla me kos,

2 gota te vogla me miell,

pak kripë

1 paketë pluhur pjekje

I trazoni mirë sa të bëhet një brumë lisho pothuajse i rrjedhshëm. Përdorni si masë një lugë çaj dhe hidhni brumin në vaj të nxehtë./M.T/dritare.net