Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Kulaç si qëmoti, nga Edlira Ruzi!

Kulaç si qëmoti, nga Edlira Ruzi!

Receta e festave të Edlira Ruzit, mikeshës së Dritares, që na ka zbukuruar tryezën me gatimet e saj përgjatë gjithë vitit, na kthen pas në kohë. Për këtë festa ajo ka ndarë me ne recetën e kulaçit, si qëmoti. Vetëm me miell, ujë e sodë buke. Receta e gjysheve.

Përgatitja:

Zihet një brumë i fortë duke përdorur rreth 1 kg miell, të cilin unë e përzjeva (miell 0 dhe dy duar miell fshati integral), me rreth 500-550 ml ujë, 1 luge çaji sodë buke dhe 2 lugë çaji kripe. Punohet mirë dhe në fund ngjishet në tepsi. Nëse me këtë kulaç do bëni përsheshin me lëngun e gjelit, atëherë do e mundoheni ta hapni sa më shume në tepsi, në mënyrë që të kemi një sipërfaqe më të madhe me koren e kulaçit, e cila na garanton që përsheshi të dalë i shkrifët. Mua më vajti mendja për kulaç me djathë, kështuqë nuk e hapa shumë. Me kaq kulaçi është gati për në furrë, dhe më pas për t’u shijuar, me djathë apo përshesh. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net