Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi i Kosovës cakton seancën e jashtëzakonshme për Haradinajn

Kuvendi i Kosovës cakton seancën e jashtëzakonshme për
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seancën e jashtëzakonshme për të debatuar rreth arrestimit të Ramush Haradinajt ta mbaj të martën duke filluar nga ora 11:00, raporton “Zeri.info”. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti pas mbledhjes së kryesisë.

“Sot kryesia shqyrtoi kërkesën e deputeteve të AAK­së dhe pas diskutimeve ne u dakorduma që për arsye se deputetet janë në pushime seanca të mbahet të martën në ora 11:00”, ka thënë Haliti.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-­së, Pla Lekaj, kishte kërkuar që kjo seancë të mbahej sot.