Kush është Xhoni Asllanaj, me makinë të blinduar, 10 mijë euro, armë e jelek antiplumb

Miku i “Xhabaftëve” të Kombinatit kapet me armë pa leje, 10 mijë euro cash, jelek antiplumb dhe një fuoristradë të blinduar. Bashkë me të udhëtonin edhe Julain Daci e Albert Xhabafti, të cilët u proceduan penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Xhabafti 44-vjeçar, sipas burimeve të policisë, ka ndërruar mbiemrin duke e kthyer në Kovaçi. Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, u arrestua nga policia na Vorë, ndërsa drejtonte një fuoristrade “Toyota”, të blinduar, raporton Tv Klan.

Gjatë kontrollit, Asllanaj, sipas policisë mbante me vete një çantë në të cilën kishte një armë zjarri pistolete me një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një shumë prej dhjete mijë eurosh, të cilat. Sipas policisë Asllanaj njihet si një nga personat me te afërt të Albert Xhabaftit, i cili ndodhej në mjetin e blinduar.

LEXO DHE :  Aksidentohet rëndë familja, humbin jetën babai, nëna dhe vajza, në Tiranë

Albert Xhabafti, është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë kur vetura me të cilën ai po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.