
Kush është Olsian Çela, Prokurori i ri i Përgjithshëm!
Dritare.net

Çela ishte në garë me Arta Markun dhe Fatjona Memçajn të cilat morën shumë pak vota.
Por kush është Prokuror Çela?
Olsian Çela e filluar karrierën e tij në vitin 2001 dhe njihet si prokuror i dosjeve të nxehta.
Në 2001 u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ka qenë prokuror në institucionin e akuzës në Tiranë, më pas, në 2004 u emërua prokuror te Krimet e Rënda.
Prej vitesh është anëtar i bordit të shkollës së Magjistraturës dhe pedagog në dy universitete. Po ashtu është njohës i 4 gjuhëve të huaja dhe ka kryer një sërë trajnimesh në Europë dhe SHBA, për krimin e organizuar.
Çela ka hetuar dosje të bujshme si "Xibraka", grabitja në aeroportin e Rinasit në 2017. Gjithashtu ka hetuar dhe masakrën e Kartodromit dhe grupin e Niklës.
Këtë të enjte ai i zgjodh kryeprokuror dhe do të zërë vendin e Arta Markut, e cila e ka mbajtur këtë post për 2 vjet./E.B-dritare.net

















