

Po bëhen një vit tanimë që vendi ynë ka hyrë në një krize të thellë politike, dhe anormaliteti është thyer në përditshëmri që nuk po na vret më syte.
Nisi me djegien e mandateve nga opozita, vijoj me anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti, shkoi deri aty sa disa e njohën dekretin e Presidentit e disa jo, përfundoi në një palë zgjedhje të diskutueshne për vetë demokracinë, e finalja ishte instalimi i nje status quoje të pakuptimtë, që po çudit dynjanë.
Sot në vendin tonë, është fakt tanimë që ne kemi bashki pa kryetar, e kryetar pa mandat, kemi institucione qe nuk funksionojnë, e institucione që aktet e tyre nuk njihen nga disa të tjera.
Mjafton të marrim shembull Shkodrën, për te kuptuar një katrahurë të vërtetë në qeverisjen lokale.
A e di ndonjëri, kush eshte kryetar Bashkie në Shkodër?
Valdrin Pjetri fitoi zgjedhjet, dhe e spostoi Voltana Ademin, ai hyri në zyrën e bashkisë si kryebashkiak, e Voltana akoma thoshte se “unë jam kryetare” edhe pse sipas ligjit mandati i saj kishte mbaruar.
Valdrini dha dorëheqje, e një zot e di me kë u zëvendësua, por Voltana perseri thotë që “unë jam kryetare legjitime” edhe pse u benë muaj e muaj qe mandatini saj ka perfunduar, dhe tejkaluar ҫdo dispozitë ligjore!
Nga kush po udhëhiqet shkodra? Kush bën tendera dhe kush firmos për financat? Kë kanë të parë qytetarët e Shkodrës?
Shkodra është shembulli tipit i nje bajraku pa bajraktar, por që disa i janë vërsulur mbi të, dhe ka fituar ndoshta me i forti, siҫ rëndomtë ndodh në një vend pa drejtues.
Njëra palë ne Shkoder ka bërë zgjedhje të reja, dhe ka zgjedhur nje kryetar që u dorëhoq, por spo flet më per zgjedhje të reja, për ta zëvendësuar ligjerisht Pjerinin. Pala tjetër është e kënaqur me kryetaren e saj, me mandat tanimë ligjerisht të mbaruar.
Ajo që është shqetësuese, dhe do një përgjigje urgjente është, Kush është kryetar i Shkodrës?!/ Dritare.net

















