
Kush është Ismail Qaani, që zëvendëson Qasem Soleimani në krye të Quds!
Dritare.net

Komandanti i ri ka shërbyer si zv / shef i kësaj njësie ushtarake.
Ai gjithashtu ka udhëhequr Brigadën 5 dhe Imam Reza-21 gjatë luftës Iran-Irak.
Kreu i ri i “Quds Force” i Iranit do të përballet me një detyrë të vështirë, sidomos pas vrasjes së “trurit” të kësaj force.
Ai ka për detyrë të mbajë një profil të lartë të Iranit, në një kohë kur marrëdhëniet me SHBA në arritur kulmin, shkruan dritare.net
Në njoftimin për rolin e ri të Qaanit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei tha se "ai ka qenë një nga komandantët më të spikatur në Mbrojtjen e Shenjtë dhe ka shërbyer në Forcën e Kudsit me komandantin dëshmor Qassem Suleimani në zonë për shumë vite".
Agjenda e Quds Force "do të jetë e pandryshuar nga koha e paraardhësit të tij," shtoi ai.
Ndërsa Suleimani ishte përqendruar në Lindjen e Mesme Arabe, Qaani ka qenë i përfshirë në aktivitete që lidhen me Pakistanin dhe Afganistanin, ku Teherani ka një seri prioritetesh të ndryshme në trajtimin e SHBA, shkruan dritare.net
Qaani ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Liëa Al Fatimioun, një legjion i militantëve shiitë afganë në Siri dhe Jemen që u formua nga Irani në 2014. Ata luftuan në emër të regjimit të Asadit; në Jemen, për të mbështetur rebelët Houthi.
Më 27 Mars 2012, Ghaani iu shtua listës së Shteteve të Bashkuara për sanksione, ku pasuritë e tij u ngrinë dhe iu ndalua çdo transaksion./ I.M-Dritare.net

















