Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Video/ Gruaja u martua me fantazmë dhe tani kërkon ekzorcizëm, pasi burri ia ka bërë jetën ferr! 

Video/ Gruaja u martua me fantazmë dhe tani kërkon ekzorcizëm,
Një grua që u martua me një fantazmë vitin e kaluar kërkoi këshilla martese përmes një psikologu dhe tani po mendon të kryejë një ekzorcizëm sepse burri i saj fantazmë po ia bën jetën ferr.
Brocarde, e cila u martua me burrin e saj, fantazmën Eduardo në Halloween 2022, thotë se dëshiron të dalë më në fund nga ky ferr.
Këngëtarja vëren se ajo u martua me njeriun fantazmë vetëm pesë muaj pas takimit, por tani ai po e ndjek atë kudo. 38-vjeçarja pretendon se nuk dëshiron të jetë më e martuar me burrin e saj shpirtëror dhe sipas saj, ai është fantazma e një ushtari viktorian, por që nuk është i gatshëm ta lërë të shkojë.

Ajo thotë se po mendon të përdorë një ekzorcist për ta hequr qafe atë përgjithmonë. "Kam arritur kufijtë e mi. Nuk dua ta pranoj humbjen, por ndjej se të jesh e martuar me një fantazmë nuk funksionon.”, tha ajo.
Brocarde tregon se ajo ka pasur "mendime thellësisht të errëta" muajt e fundit dhe beson se Eduardo po e torturon atë sepse nuk është i kënaqur me faktin që ajo dëshiron që ai të largohet./K.C/dritare.net

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Brocarde (@brocarde)