Gjithmonë ka pasur rregullat etike që gratë duhet t’i ndjekë, por me kalimin e viteve ato kanë ndryshuar. Tashmë në shoqërinë moderne, ka rregulla të reja. Ne të dritare.net ju kemi sjellë më poshtë disa rregulla që do ju ndihmojnë të dukeni si zonja të vërteta.
Mos e shtrini shpinën në karrige
Nëse uleni në karrige, është shumë e rëndësishme që të lini pak hapësirë mes karriges dhe shpinës. Pra të mos e shtrini shpinën në të. Duke mbajtur një qëndrim të rregullt, do të dukeni si dukeshë.
Mos kini frikë të bëni punë fizike
Një zonjë e vërtetë nuk duhet ta shmangë kurrë punën fizike. Për shembull në kohë lufte, dukeshat kanë bërë shumë punë vullnetare në spitale. Tani, në kohët moderne, ju mund të bëni disa punë vullnetare. Mbase jo në spitale, por në kopsht.
Ndiqni rregullat e makijazhit
Hija e errët e syve dhe buzëkuqi i kuq nuk janë një kombinim për zonjat e vërteta. Këto produket bukurie duhet të aplikohen veç e veç, informon dritare.net.
Respektoni veten tuaj
Nëse ju vijnë miq të paftuar në shtëpi, ju nuk mund t’ju dilni atyre para syve me veshjen që jeni në shtëpi. Po ju tregojmë trukun e një zonje britanike. Ajo gjithmonë mbante gati një pallto, një palë këpucë dhe një çadër. Sa herë i trokisnin njerëz në derë papritur, ajo i vishte dhe i priste. Nëse i pëlqenin të ftuarit, thoshte: “Ah sa me fat, sepse sapo u ktheva nga jashtë”, por nëse nuk i pëlqenin, thoshte: “Sa keq, se tani po dal nga shtëpia dhe s’mund t’ju pres”.
Mos lini celularin në tavolinë
Një zonjë e vërtetë nuk mund të lërë telefonin e saj në tavolinë, nëse është në një vend publik, si kafe apo restorant. Duke qenë se mund t’ju vijnë shumë mesazhe, ju nuk do të tregoheni e vëmendshme në bisedë dhe kjo tregon mungesë respekti ndaj personit që keni përballë, informon dritare.net.
Mos i mbani duart në bel
Mbajtja e duarve në bel kurrë nuk duhet të jetë zgjedhje e një zonje. Këtë mund ta bëni dhe pa vetëdije, por nuk korrospondon me rregullat e mirësjelljes. Mirë është t’i mbani duar përpara.
Mos e ktheni kokën nëse një person nuk ju thërret në emrin tuaj
Një zonjë e vëtetë nuk do ta kthente kurrë kokën nëse pas shpinës së saj dëgjon një “Hej”. Kjo thirrje vulgare është një nga format më joshëse kur një i huaj do t’ju flasë, por nuk shkon me rregullat e mirësjelljes. Ju mund të përgjigjeni kur ata ju thonë “më falni”./E.B-dritare.net