
Një ndjenjë e çuditshme e cila është më e zakonshme nga sa mendojmë ne është e ashtuquajtura “dhimbje e flokëve”. Për shkak se të gjithë e dimë se thonjtë dhe flokët nuk janë pjesë të ndjeshme të trupit, shumë shpesh e mendojmë këtë dhimbje si një pjellë të imagjinatës sonë dhe ndoshta diçka psikosomatike. Kjo qasje është e gabuar dhe kjo dhimbje, sado e çuditshme të duket, është e vërtetë.
-Çfarë ndodh saktësisht kur duket sikur ju dhëmbin flokët? Dhimbja e flokëve fillon në skalpin e kokës, kështu që mund të ndiheni sikur flokët tuaj po lëndohen pikërisht në rrënjë. “Inflamacioni që vjen nga enët e gjakut në lëkurën e kokës përmbyt nervat në folikulat e flokëve dhe u shkakton dhimbje”, thotë Debra Jaliman, një dermatologe e certifikuar në Nju-Jork.
Ka shkaqe të ndryshme pas këtij inflamacioni.
-Kur i lidhni flokët shumë fort. Kjo mund të bëjë që të tërhiqen apo edhe dëmtohen folikulat, duke çuar në dhimbje të flokëve, thotë Lars Skjoth, zhvilluesja e produkteve dhe themeluesja e Harklinikken, një kompani me bazë në Danimarkë, e specializuar në produkte që ndihmojnë për rënien dhe rrallimin e flokëve. Ajo sugjeron që t'i kapni flokët jo shumë fort dhe jo më shumë se dy herë në javë. Mos i lini kapur gjatë ditës apo natës.
-Kur i lani flokët shpesh mund të prishet ekuilibri i pH të kokës suaj dhe kjo mund të jetë një tjetër shkak që mund të lëndojë flokët. Pastrimi i përditshëm mund të thajë lëkurën e kokës, madje mund të shkaktojë një gjendje si dermatiti seborrheik, që është një gjendje inflamatore kronike. Nëse duhet t'i lani flokët çdo ditë ose nëse keni skalp të ndjeshëm, rekomandohet të përdorni një shampo për fëmijë që përmban glicerinë.
-Dhimbja e flokëve është më e zakonshme për ata që përjetojnë migrenë të shpeshtë falë një fenomeni të quajtur alodinia që prek deri në dy të tretat e të sëmurëve nga migrena, sipas Brian Mitchell Grosberg, neurolog i certifikuar nga bordi dhe drejtor i Qendrës për dhimbje koke Hartford Healthcare në Hartford, Konektikat. Nëse shtriheni në anën që ju dhemb koka për shkak të migrenës, dhimbja mund të shtohet. Flokët e lidhur ngushtë sigurisht që mund të jenë hapi i parë që kontribuon në një migrenë, edhe pse dhumbja e flokëve mund të ndodhë edhe veçmas, si pjesë e një sulmi migrenë të shkaktuar nga faktorë të tjerë./K.C/dritare.net