Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Dita Botërore e Makaronave/ Pse dhe si festohet!

Dita Botërore e Makaronave/ Pse dhe si  festohet!

25 tetori njihet si Dita Botërore e Makaronave. Një ditë për të festuar shijet e gjithanshme të një prej pjatave më të njohura italiane. Origjina e kësaj dite daton në 1995 kur 40 prodhues të makaronave krijuan Kongresin Botëror të Makaronave. Me vitet që kanë shkuar, festimet për këtë ditë, kanë ndryshuar. Sot, kjo ditë ka të bëjë me shijimin e varieteteve të makaronave.

E shkuara

Ndërsa Dita Botërore e Makaronave u krijua në 1995, ka disa polemika rreth origjinës së vetë makaronave. Disa thonë se për herë të parë ato janë bërë në Kinë në vitet 1200. Raporte të tjera pohojnë se romakët e hershëm krijuan makaronat e para, duke përdorur një recetë të thjeshtë brumi me miell dhe ujë.

Dita Botërore e Makaronave/ Pse dhe si  festohet!

Prodhimi i parë industrial i makaronave filloi në Brooklyn në 1848 nga një francez. Pas kësaj, prodhues të shumtë të makaronave u shfaqën në të gjithë vendin pasi njerëzit filluan t’i pëlqenin në masë.

Makaronat bëhen nga një brumë pa maja, me miell gruri të ngurtë të përzier me ujë ose vezë. Mund të gatuhet i freskët (Pasta Fresca) ose i tharë (Pasta Secca).

A e dini se:

Ka rreth 33 lloje makaronash, të kategorizuara në 5 grupe

Ka më shumë se 350 lloje të ndryshme makaronash - nga spageti, linguini dhe fettuccine te rigatoni, ravioli, penne, orecchiette etj.

Brumi i makaronave bëhet nga mielli i grurit të fortë, i cili e dallon atë nga petët e zakonshme

Dita Botërore e Makaronave/ Pse dhe si  festohet!

Makaronat e gatuara mund të ngrihen dhe hahen përsëri brenda 3 muajve

Italia eksporton afërsisht 1.7 milion ton makarona në vit

Qoftë me salcë kremi si lazanja, me salcë domateje, apo çfarëdo salcë tjetër, makaronat janë ndër pjatat që askush nuk mund t’i thotë jo./L.F-dritare.net