
Nëse thjesht duke dëgjuar fjalën "vaginë" ju bën të ndiheni të zëna ngushtë, nuk jeni vetëm. Në fakt, një sondazh i viteve të fundit, zbuloi se 65% e grave e kanë problem të thonë "vaginë", me shumë që preferojnë të përdorin terma të tjera, të tilla si “ajo e grave”. Sido që ta quani, ekziston një gjë për të cilën të gjithë mund të biem dakord: vagina është jetike për riprodhimin njerëzor dhe luan një rol të madh në kënaqësinë seksuale. Por ka shumë më shumë në vaginë sesa shumë prej nesh e kuptojnë. Për shembull, a e dini se fjala "vaginë" rrjedh nga fjala latine për "këllëf". Këtu, ne hedhim një vështrim në 10 gjërat që ju ndoshta nuk i dinit për vaginën tuaj.
1. Vagina ndoshta nuk është ajo që mendoni
Kur flisni për vaginën, mund të mendoni se po i referoheni pjesëve intime kolektive të një gruaje, por do të gabonit. Në vend të kësaj, fjala vaginë në të vërtetë i referohet një pjese specifike të sistemit riprodhues të femrave. Është tubi muskulor që shkon nga vulva, i cili i referohet organeve gjenitale të jashtme të femrave, duke përfshirë labia dhe klitoris, në qafën e mitrës.
2.Ju nuk mund të humbisni një tampon atje
Ju mund të keni dëgjuar disa histori horror, por do të lehtësoheni kur të dini se është e pamundur të marrësh një tampon të humbur në vaginë, hapja në pjesën e sipërme të vaginës suaj është thjesht shumë e vogël për t’u shpëtuar. Është e mundur, megjithatë, të merrni një tampon të mbërthyer. Nëse është ky rast, duhet të flisni me mjekun tuaj për ta hequr atë. Lënia e tij brenda për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun e sindromës së shokut toksik.
3. Vagina jonë mund të përfitojë nga një stërvitje
Këtu nuk nënkuptohet një "stërvitje" në kuptimin seksual, edhe pse hulumtimet kanë treguar se aktiviteti i rregullt seksual mund të ndihmojë për të mbajtur të shëndetshme vaginën tuaj. Jo, flasim për ushtrime të legenit, të cilat njihen ndryshe si ushtrime kegel. Zakonisht ato bëhen për të ndihmuar në menaxhimin e e rrugëve urinare, por hulumtimet kanë treguar se ato gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e kënaqësisë seksuale.
4.Vagina juaj është si vera
PH normal i vaginës është më pak se 4.5, e cila është e ngjashme me pH e verës. Laktobacilet janë bakteret "e mira" që mbizotërojnë në vaginë, ato ndihmojnë për të mbajtur nivelet e pH normal në pjesët tona intime dhe parandalojnë rritjen e baktereve që shkaktojnë infeksione. Kur nivelet e laktobacileve bien, nivelet e pH të vaginës mund të rriten mbi 4.5, e cila është terren ideal për prodhimin e infeksioneve vaginale.
5. Mos u merrni me pastrimin
Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ne duhet të shmangim përdorimin e sapunëve aromatikë dhe produkteve të tjera të parfumosura për të pastruar vaginat tona.Përdorimi i produkteve të tilla ndërhyn në ekuilibrin natyror të baktereve vaginale, të cilat mund të shkaktojnë infeksione. Në fakt, ne me të vërtetë nuk kemi nevojë të mbingarkohemi me pastërtinë tonë vaginale fare, ajo kujdeset për veten. Ka gjëndra në vaginë që sekretojnë lëng, ose "shkarkim", dhe kjo ndihmon për ta mbajtur atë të pastër.
6.Ajo që hani ndikon në aromën e saj
Por nëse shqetësoheni se fakti se nuk e lani me sapun, mund të bëjë që vagina juaj të jetë më pak e pastëra, mund të jeni të interesura të zbuloni se ndonjë erë e padëshiruar mund të jetë në fakt në dietën tuaj. Kur bëhet fjalë për aromën e pjesëve të zonës intime, vlen ajo shprehja”ne jemi çfarë hamë”. Për shembull, ekziston një besim i përhapur se konsumimi i ananasit mund t’i japë vaginës tuaj një aromë më të ëmbël. Ushqime të tjera që besohet se ndryshojnë aromën e vaginës përfshijnë hudhër, qepë dhe peshk, si dhe djathë dhe djegëset. Sidoqoftë, një paralajmërim, nëse vini re se vagina juaj, ka erë karakteristike ose aroma e saj ka ndryshuar në mënyrëtë çuditshme, mund të jetë një shenjë e infeksionit, kështu që ia vlen ta kontrolloni.
7. Klitori juaj ka mijëra nerva
Ndërsa klitorisi nuk është pjesë e vaginës, ne thjesht nuk mund të jepnim rastin të flasim për këtë pjesë të mahnitshme të organeve gjenitale të femrave. Klitori konsiderohet nga shumë gra si thelbi i kënaqësisë seksuale dhe nuk është çudi, vetëm maja e klitorit ka 8,000 fije nervore, më shumë se dyfishi i numrit të fijeve nervore në penis, duke e bërë atë pjesën më të ndjeshme të zonës erogjene të një gruaje. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte, hulumtimet kanë treguar se klitorisi mund të rritet në madhësi deri në 300% gjatë eksitimit seksual.
8. Vagina juaj nuk lëshon gazra
Të gjitha gratë e kanë provuar atë në një moment ose në një tjetër, atë episiod të turpshëm, por ende të pakontrollueshëm të ajrit nga vagina, i cili zakonisht njihet si "queefing". Po, “queefing” tingëllon shumë si gazra, por tingujt mund të mashtrojnë. Ato fryrje të vogla ajri që dalin nga pjesët e vaginës janë thjesht ai ajri i bllokuar që po lirohet nga kanali vaginal. Ato nuk janë gazra në kuptimin tradicional dhe as nuk lëshojnë një erë të pakëndshme.
9. Lidhja midis vaginëve dhe peshkaqenëve
Ndërsa normalisht nuk do ta krahasonit vaginën tuaj me filmin Jaws , pjesët e vaginës tuaj kanë më shumë gjëra të përbashkëta me peshkaqenët sesa mund ta mendoni. Lubrifikuesi i prodhuar nga vagina përmban një përbërje të quajtur squalene(lëng), i cili është e njëjta përbërje që gjendet në mëlçitë e peshkaqenëve. Në mënyrë të diskutueshme, squalene përdoret gjithashtu në shumë produkte kozmetike, të tilla si locione hidratuese, kremra dielli dhe produkte flokësh.
10. Nuk ka të bëjë me pikën G
Të gjithë kemi dëgjuar për pikën G, një zonë erogjene e vaginës që kur stimulohet, mund të çojë në eksitim dhe orgazëm. Por a keni dëgjuar për një pikë A? E njohur gjithashtu si zona erogjene e përparme e fornix-it, besohet se pika A ndodhet thellë brenda vaginës, midis qafës së mitrës dhe fshikëzës. Pika A është një zbulim relativisht i ri nga studiuesi malajzian Dr. Chua Chee Ann. Në një studim, ai raportoi se 10-15 minuta stimulim i pikës A çuan në orgazma të çastit dhe lubrifikim të vaginës në 15% të grave që raportuan dhimbje dhe thatësirë gjatë marrëdhënieve seksuale./M.M-dritare.net

















