Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes! Sot do t'ju fiken celularet!

Kujdes! Sot do t'ju fiken celularet!
AKEP-i ka njoftuar qytetarët sot se, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti, do të bëhet ndërprerje e shërbimit të komunikimeve elektronike, në celulare. Sipas AKEP, kjo fikja e celularëve do të bëhet me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike.

"Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetarët se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërprerje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

 AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve për nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.",- njofton AKEP-i/K.C/dritare.net