

Por çfarë ka ndodhur me Aida Shtinon gjatë kësaj kohe? Moderatorja ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, duke refuzuar çdo përpjekje të gazetarëve për të marrë përgjigje prej saj mbi projektet e ardhshme. Gazetarja, e cila vetëm pak kohë më parë u përball me divorcin i është përkushtuar djalit të saj adoleshent, Brendon, me të cilin siç ka treguar më herët Aida, ka një marrëdhënie shumë të veçantë.
Sa i takon karrierës, gazetarja bëri një tentativë për t’u përfshirë në politikë, madje ka marrë edhe një ofertë nga PDIU-ja për t’u bërë pjesë e saj, ofertë për të cilën gazetarja ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare./360Grade/

















