Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeprokurori Çela: Njerëzit janë me sytë nga prokuroria, presin drejtësi  

Kryeprokurori Çela: Njerëzit janë me sytë nga prokuroria,
Kryeprokurori i ri, Olsian Çela, mori sot detyrën nga ish-kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku. Çela, në fjalën e tij tha se, vendi po përballet me një krizë, për shkak të tërmetit të nëntorit, ndaj njerëzit janë me sytë të prokuroria  ku kërkojnë drejtësinë. Sipas tij, gjërat duhet të bëhen konkrete dhe konkrete për popullin nënkupton, emra të arrestuar  për padrejtësitë që kanë bërë.

"Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Çdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë" tha kryeprokurori i ri Olsian Çela.