Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri i Holandës: Shqipëria s’është gati për negociatat, Maqedonia afër qëllimit

Kryeministri i Holandës: Shqipëria s’është gati
Edhe pas dy muajsh pas refuzimit të çeljes së negociatave, kryeministri i Holandës, Mark Rutte është shprehur se, Shqipëria ende nuk është gati për të hedhur këtë hap.

Rutte tha për gazetën malazeze, “Pobjeda" se: “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi."/K.C./dritare.net