
Kryemadhi: Si fallxhore që jam, me 30 qershor ka zgjedhje në PS
Dritare.net

Kryemadhi është shprehur që si falxhore që është me datën 30 qershor do të ketë zgjedhje për kryetar të PS.
Kryemadhi tha se dekreti i Metës, pasi është botuar në fletoren zyrtare ka fuqi ligjore.
“Në momentin që dekreti betohet në fletoren zyrtare, ka fuqi zbatuese. K zotëria meqë nuk e njeh dekretin e presidentit, le ta çojë në gjykatën e Tiranës, në gjykatën e Apelit. Nuk e ka bërë se kërkon të krijojë një rrëmujë që të shpëtojë kokën e vet.
Unë si fallxhore që jam, di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së, u shpreh Kryemadhi.
“Më 30 qershor janë zgjedhjet për kryetar bashkie”, deklaroi kryetarja e LSI.
“Më 30 qershor Tirana do të votojë për Erion Veliajn”, u shpreh Blendi Fevziu, ndërsa Kryemadhi shtoi: “Atëherë do të zgjedhin Erion Veliajn në krye të PS”./ I.M-Dritare.net

















