Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vrau gruan dy vite më parë, burg përjetë për Elton Bengajn

Vrau gruan dy vite më parë, burg përjetë për Elton


Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Bengaj (Metjan), i cili vrau gruan Sabrina Bengaj dy vite më parë. Vendimi është dhënë në mungese të autorit. Gjykata kërkoi që dënimi të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.


Si ndodhi ngjarja!
Elton Bengaj (Meta) kishte shkuar për tu sqaruar me ish-gruan, në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, ku ishte futur po për shkak të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.
Ai i kishte kërkuar vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk pranonte. Duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje e më pas në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të vdekur 23-vjeçaren dhe jetime vajzën e tyre 3-vjeçare.
Sipas autoririteteve, Elton Bengaj, ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë. Por e ndjera, për hir të vajzës së vogël, kishte duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj./K.C/Dritare.net