
Vrasja e biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë, ja autorët e dyshuar!
E Enjte 28 Shtator 2023, 10:10
Dritare.net

Janë zbardhur emrat e autorëve të dyshuar mbi vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë, në qershor të vitit 2021.
Dyshohet se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisiana Abenidini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini.
Kujtojmë se Selimi qëlluar me armë në afërsi të banesës së tij në një pallat në lagjen ’15 shtatori’. 52-vjeçari është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë, ku gjatë këtij momenti është qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të.
Viktima ishte pronar i një biznesi në qytet, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence./M.K-dritare.net

















