
Video/ Aksident në Unazë, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen!
E Martë 21 Mars 2023, 19:07
Dritare.net
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazë. Në këto pamje të siguruara nga DritareTv shihet një makinë e cila ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anash saj.
Besohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë, dhe makina blu në video, që të mos përplaset me makinën tjetër ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit që u përplas. Ndërkohe policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit./K.C/dritare.net

















