Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vetëdorëzohet autori që dhunoi mësuesin e Fiskulturës në Tepelenë: Më ngacmoi seksualisht motrën 13 vjeçe!

Vetëdorëzohet autori që dhunoi mësuesin e Fiskulturës

Pas lajmit se një mësues i Fiskulturës në Tepelenë ishte dhunuar nga disa persona mbrëmjen e djeshme, Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i nje nxeneseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të këtij qyteti.

Personi me inicialet A.G emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pasi motra e tij i kishte kërkuar ndihmë, pasi mësuesi 59-vjeçar Kleanth Laçi e ka ngacmuar seksualisht.

Vetë A.G është vetëdorezuar në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mesuesit të edukimit fizik Kleanth Laçi një dite më parë.

Ai ka dëshmuar se mësuesi e kishte ngacmuar motrën e tij shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqiperi për të ndërmarre aktin që kreu ditën e djeshme. Ndërkaq ka dhënë deshminë e saj edhe 13 vjeçarja e cila ka pretendtuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj. E mitura ka dhënë dëshminë e saj nën praninë e psikologes.

Ndërsa 59-vjeçari tha se ishte hera e parë që i shihte tre personat të cilët e dhunuan. Ata i ishin drejtuar me emrin ‘profesor’.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën” ka deklaruar 59 vjeçari./dritare.net