
U hodh në lumë për t’i ikur policisë, vdes 20-vjeçari shqiptar në Austri!
E Mërkurë 29 Nëntor 2023, 08:08
Dritare.net

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Austri, pasi tentoi t’i largohej autoriteteve të cilat i ishin vënë në ndjekje.
Sipas medieve të huaja, i riu gjeti vdekjen pasi u hodh në lumë ndërsa policia i ishte vënë në ndjekje. Dyshohej se i riu shqiptar merrej me veprimtari të jashtëligjshme dhe prandaj është përpjekur të largohej, ndërsa policia i kërkoi të ndalojë me shpejtësi ai ka ikur me shpejtësi të lartë.
Më pas viktima ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë dhe tentoi të kalojë lumin, por nuk ia doli. I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat. 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital pasi u nxor nga lumi me ndihmën e policisë./M.K-dritare.net

















