Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shtyhet seanca për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe Audit A8 të Kejvina Kthjellës

Shtyhet seanca për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe

Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretën herë seancën për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për të cilën bashkëpronare është modelja Kejvina Kthjella.

Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as i pandehuri Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella, e cila një javë më parë u eliminua nga Big Brother Vip sepse qëlloi me shpullë Luizin, por ndoshta edhe fakti që ajo ka një çështje jashtë me drejtësinë mund të ketë ndikuar vendimin e produksionit.

Seanca e shty për shkak të mungesës së avokates Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës.

Seanca e radhës është lënë me 31janar ora 08:00.