Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shkak rrjedhja e bombolës së gazit, merr flakë shtëpia në Durrës. Dërgohet në spital 22-vjeçari

Shkak rrjedhja e bombolës së gazit, merr flakë shtëpia

Një 22-vjeçar është dërguar në spital, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët e zjarrit. Sipas policisë se ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 15:20. Gjithashtu bëhet me dije se dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një bombul gatimi.

Njoftimi i policisë:Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./dritare.net